Lista e kandidatëve për ta zëvendësuar Pippo Inzaghin është e gjatë, duke përfshirë këtu trajnerët si Unai Emery, Sinisa Mihajlovic, Maurizio Sarri, Luciano Spalletti, Vincenzo Montella dhe Antonio Conte, mirëpo sot i është shtuar edhe emri i Walter Mazzarrit.

“Shumë emra janë përmendur së fundmi, por jo Mazzarri”, tha fillimisht agjenti Andrea D’Amico për Sport Mediaset.


“Sinqerisht, unë nuk do të befasohesha nëse do e shihja atë në bankinën e Rossonerëve. Unë besoj se ai është një ndër trajnerët më të mirë italian, veçanërisht për metodat e tij të përgatitjes së skuadrës gjatë javës”.

“Ai tashmë ka një përvojë të mirë dhe kush e di, mund të jetë kandidati i duhur për ta rindezur Jeremy Menezin me shokë”, ka shtuar D’Amico. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app