LAJMI I FUNDIT:

Mavraj: Për Kosovën ishte ndeshje e vitit, ne i provuam lojtarët e rinj

Mavraj: Për Kosovën ishte ndeshje e vitit, ne i provuam lojtarët e rinj
Mergim Mavraj Albania 15 Portrait Football Euro 2016 France euro France European Championship euro Euro 2016 national team international match 11 06 2016 M02 Albania Switzerland Albania vs Switzerland Stade Bollaert Delelis Lens PUBLICATIONxNOTxINxLUX

Ndeshja miqësore ndaj Kosovës ishte një ndër ndeshjet më të dobëta në historinë e Kombëtares së Shqipërisë

Përfaqësuesja e Kosovës ishte bindshëm më e mirë se Kombëtarja e Shqipërisë duke dhuruar edhe spektakël në fushë.


E një rol të mirë për këtë paraqitje të dobët te Shqipëria sipas Mërgim Mavrajt luajtën edhe lojtarët e rinj të afruar së fundmi në Kombëtare.

Në konferencën për shtyp në Zvicër, ku kombëtarja shqiptare është grumbulluar, mbrojtësi kuqezi u shpreh se lojtarët e rinj nuk po dinë ta shfrytëzojnë mundësinë që Panucci u ka dhënë.

“Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për t’u bërë lojtar i kombëtares se sa tani. Kur kam qenë unë i ri ka qenë një sakrificë e madhe për t’u ftuar, jo më për të qenë lojtar në formacionin e kombëtares”.

“Lojtarët e rinj këtë mundësi që po ua ofron trajneri ynë tani, nuk po dinë ta vlerësojnë. Impenjimin e kanë maksimal, nuk është se mund t’i gjykosh, por është një rast shumë i madh për ta”, u shpreh Mavraj.

Në fund Mavraj tha se për Kosovën kjo ndeshje ishte e vitit ndërsa Panucci iu dha hapësirë lojtarëve të rinj.

“Kosova e shihte si ndeshjen e vitit, ndërsa ne e morëm si një mundësi për të provuar të rinjtë, që të lidhen më mirë me pjesën tjetër të ekipi”.

“Përgjegjësinë për këtë humbje duhet ta marrin lojtarët, që kanë nderin të veshin fanellën kuqezi”, përfundoi Mavraj.

Ndeshjen e ardhshme miqësore Shqipëria e zhvillon përballë Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori