LAJMI I FUNDIT:

Mauro Icardi mund të dënohet nga PSG – mungoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për shkak të krizës në martesë me Wanda Naran

Mauro Icardi mund të dënohet nga PSG – mungoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për shkak të krizës në martesë me Wanda Naran

Mauro Icardi thuhet se mund ta marr një dënim të madh nga Paris Saint-Germain, pavarësisht se marrëdhënia e tij me gruan Wanda Nara po shkon drejt bashkimit.

Wanda e akuzoi burrin e saj për tradhti dhe shkatërrimin e familjes.


Modelja dhe prezantuesja televizive argjentinase u largua nga kryeqyteti francez me pesë fëmijët e saj mes mosmarrëveshjes së saj në lidhje me Icardin.

Icardi u lejua të largohej nga stërvitjet e PSG-së të dielën dhe të hënën për arsye familjare, me argjentinasin që udhëtonte për në Milano në përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien e tij me Wanda.

Mauricio Pochettino e përfshiu sulmuesin 28-vjeçar në skuadrën e tij për ndeshjen e PSG-së në Ligën e Kampionëve me RB Leipzig të martën.

Megjithatë, Icardi i tha trajnerit të PSG-së se nuk ishte në gjendjen e duhur mentale për të luajtur dhe u la jashtë skuadrës në fitoren 3-2 në “Parc des Princes”.

Sipas Marca, ylli i PSG-së mund të përballet me një gjobë nga klubi i Ligue 1 për mospjesëmarrje në stërvitje dhe mungesën në ndeshje me Leipzig.

Gazeta spanjolle raporton se ai nuk është “përjashtuar plotësisht”, por Icardi do  të përballet me gjobën e lartpërmendur, pavarësisht se klubi e mbështet atë në situatën e tij familjare.

Le Parisien pretendoi se vendimi për të lënë Icardin jashtë përplasjes në Leipzig erdhi pasi ish-kapiteni i Interit foli me hierarkinë dhe stafin e PSG-së.

Icardi është i martuar me Wandan që nga viti 2014 dhe kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa argjentinasja ka edhe tre të tjerë nga martesa e parë.  /Telegrafi./

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori