LAJMI I FUNDIT:

Matthew Perry publikoi fotografi nga seti i xhirimeve të “Friends” dhe më pas e fshiu

Matthew Perry publikoi fotografi nga seti i xhirimeve të “Friends” dhe më pas e fshiu
(Foto: Instagram/mattyperry4)

Jo shumë kohë pas njoftimit në media lidhur me xhirimet e episodeve të reja të serialit “Friends”, Matthew Perry në profilin e tij në Instagram e publikoi një fotografi nga xhirimet.

Mirëpo, aktori i cili në serialin e popullarizuar luan rolin e Chandler Bing, e kishte fshirë menjëherë fotografinë.

Sidoqoftë, mediat kanë arritur ta kopjojnë imazhin para se ta fshinte, ndërsa në të, ai shfaqej përpara pasqyrës gjatë kohës së makijazhit.


(Foto: Instagram/mattyperry4)

“Disa sekonda para se të haja furçën e grimit dhe u takova me miqtë”, kishte shkruar në përshkrim.

Fotografia kishte marrë dhjetëra mijëra pëlqime për pak minuta, para se 51-vjeçari ta fshinte nga profili i tij.

Kujtojmë që xhirimet e episodit të ri të “Friends” kanë filluar para disa ditësh me regji të Ben Winston, ndërsa pjesë e tij do të jenë të gjashtë aktorët kryesorë nga seriali origjinal: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori