LAJMI I FUNDIT:

Matt LeBlanc thyen heshtjen për vdekjen tragjike të Matthew Perry: Nuk do të të harroj kurrë

Matt LeBlanc thyen heshtjen për vdekjen tragjike të Matthew Perry: Nuk do të të harroj kurrë

Matt LeBlanc ka thyer heshtjen e tij pas vdekjes së papritur të mikut dhe bashkë-yllit Matthew Perry.

Aktori i “Friends” u gjet i vdekur në vaskë në shtëpinë e tij muajin e kaluar.


Pas disa javësh heshtje, Matt, 56 vjeç, ndau një mesazh emocionues në Instagramin e tij.

Foto: Getty

“Me zemër të rënduar ju them lamtumirë”, ka shkruar ai.

“Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër kohët e preferuara të jetës sime. Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja miku im. Unë gjithmonë do të buzëqesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë. Kurrë”, tha aktori.

“Hap krahët dhe fluturo vëlla se më në fund je i lirë. Shumë dashuri për ty”, shtoi ai në mesazh.

Foto: Warner Bros/Courtesy Everett Collection

Ylli përfundoi shkrimin me një shaka të shkurtër, duke demonstruar më tej miqësinë e tyre.

“Dhe supozoj se po mbani 20 dollarët që më keni borxh”, tha LeBlanc.

Të gjitha lajmet nga Matthew Perry
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Matthew Perry

Në fillim të këtij muaji, familja e Matthew dhe yjet e “Friends” u mblodhën në Los Angeles për t’i dhënë një lamtumirë emocionale aktorit të dashur.

Funerali i tij u mbajt në Forest Lawn Church of the Hills, pikërisht poshtë rrugës nga ku aktori dhe shokët e tij filmuan serialin ikonik “Friends” për 10 vjet.

Foto: Getty

Ceremonia në Los Angeles dukej se ishte një ngjarje intime me rreth 20 njerëz të pranishëm.

Bashkë yjet e Matthew, Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Courteney Cox dhe David Schwimmer, ishin të veshur të gjithë me të zeza ndërsa mbërritën në kishë.

Matt mori pjesë gjithashtu në shërbimin dy-orësh, duke u bashkuar me babain e Matthew, John Bennett Perry, dhe njerkun, Keith Morrison.

Lamtumira e fundit erdhi pasi Matthew, 54 vjeç, u gjet pa shenja jete në një xhakuzi në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Ndërsa një shkak zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar, miqtë e tij kanë këmbëngulur që Matthew ishte i pastër dhe larg përdorimit të alkoolit dhe drogës në vitet e fundit të jetës së tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori