LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Shpendi e ka mirë, VV të heq dorë nga etnonacionalizmi

Matoshi: Shpendi e ka mirë, VV të heq dorë nga etnonacionalizmi

Kryetari i komunës së Prishtinës, njëherësh edhe njëri prej njerëzve më të rëndësishëm në Lëvizjen Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se subjekti i tij duhet të reflektojë dhe të hapet në mënyrë që të formohet një alternativë opozitare që do të ngjallte shpresën se mund të mposht PDK-në dhe LDK-në.

I të njëjtit mendim është edhe analisti Halil Matoshi, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se përveç Shpend Ahmetit në Vetëvendosje ka shumë zëra kritikë që thonë se kjo lëvizje duhet të modernizohet.


“Jo vetëm Shpend Ahmeti, po janë shumë zëra kritikë, që thonë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të modernizohet, të shndërrohet në parti moderne politike dhe të heq dorë nga etnonacionalizmi dhe kombinimi i tij me një dozë komunizmi”, ka thënë Matoshi.

I pyetur se a mund të jetë ky një paralajmërim për një “largim” të mundshëm të Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje, Matoshi ka thënë se nuk beson që kjo të ndodhë të paktën deri në përfundim të mandatit të tij si Kryetar i Prishtinës.

Ndërkaq, Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, ka thënë për Telegrafin se me vetëm me racionalitet politik tejkalohen situatat e rënda politike.

“Besoj se vetëm me racionalitet politik dhe pa mjete e metoda jokonvencionale mund të tejkalohen situatat e rënda politike. Besoj se në tërë skenën politike ka individë me shkallë të zhvilluar racionaliteti dhe si të tillë ata dhe ato duhet të mos ndalen në angazhimin e tyre politik”, është shprehur Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori