LAJMI I FUNDIT:

Matip lëndimi i radhës te Liverpool, mungon në tri ndeshje

Matip lëndimi i radhës te Liverpool, mungon në tri ndeshje
(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip do të humbasë tri ndeshje për shkak të një lëndimi, ka njoftuar klubi anglez.

Matip u lëndua të dielën kundër West Brom në kuadër të Ligës Premier.


“Këto janë gjëra të zakonshme me lëndime si kjo dhe Matip do të jetë jashtë fushave për tre javë”, ka thënë Jurgen Klopp.

Mungesa e tij është një “goditje” e re për mbrojtjen e Liverpoolit, pasi skuadrës i mungon që moti Virgil van Dijk.

Kështu, Matip do t’i humbasë ndeshjet e Liverpoolit ndaj Southamptonit, Aston Villës dhe Manchester Unitedit./Telegrafi/