Mathias Pogba ka thënë se vëllai i tij, Paul, është duke pritur një transferim te Real Madridi para mbylljes së afatit kalimtar më 2 shtator.

Pogba ka deklaruar disa herë se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë, por një gjë e tillë nuk është materializuar deri më tani.

Real Madridi ka qenë klubi që është lidhur më shumë me të dhe Mathias insiston që presidenti i tyre, Florentino Perez ende mund të transferojë objektivin kryesor, duke zbuluar se vëllai i tij është i vendosur për të fituar Ligën e Kampionëve.

Pogba nuk ka hequr dorë ende nga Real Madridi Pogba nuk ka hequr dorë ende nga Real Madridi

“Zinedine Zidane është një nga më të mëdhenjtë dhe unë mendoj se nëse klubi i jep atë që dëshiron, ai nuk do ta ketë problem, por nëse ata nuk ia japin atë, ai do të ketë kohë të vështirë sepse ajo që ai dëshiron nuk do të ndodhë, sepse tani është pak vonë”, ka thënë fillimisht Mathias për El Chiringuito.

“Atyre iu mungon vëllai im dhe mendoj se ata kanë nevojë për një mesfushor tjetër. Sigurisht, Florentino Perez mund ta marrë atë, asgjë nuk është e pamundur në jetë”.

Mathias Pogba ka folur për situatën e vëllait të tij, Paul

“Nuk mendoj se ai ka vlerë 200 milionë euro, por tani bota e futbollit është e tillë. Manchesteri do të kërkojë shumë, por jo 200 milionë euro”.

“Është një situatë delikate, por lojtari ka qëllimet e tij personale, nëse duhet të largohesh, mirë, kjo është e gjitha”.

Zidane nuk heq dorë nga transferimi i Pogbas Zidane nuk heq dorë nga transferimi i Pogbas

“Nuk mund t’ju siguroj se ai do të qëndrojë në United. E dimë që ai donte të lëvizte, por nuk është për fajin e tij. Ai po pret. Ai punon shumë dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodh”.

“Në futboll, kurrë nuk i dihet. Deri në 2 shtator gjithçka mund të ndodhë. Ëndrra e vëllait tim është të fitojë Ligën e Kampionëve”, përfundoi vëllai i Pogbas. /Telegrafi/