Juan Mata duket se është i gatshëm që të largohet nga Manchester United.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me skuadrën angleze deri në fund të këtij sezoni, andaj po e mendon largimin.

Juan Mata ka zgjuar interesimin e Barcelonës, andaj në verë e dëshiron transferimin në Camp Nou, raporton A Bola.

Fituesi i Kupës së Botës e ka humbur rëndësinë te Manchester United, kështu që e dëshiron largimin në afatin kalimtar veror.

Skuadra angleze po tenton ta bind Matan që ta nënshkruajë kontratën e re, por dëshira më e madhe e tij është që të kalojë te Barcelona. /Telegrafi/