LAJMI I FUNDIT:

Massimo Moratti flet për shumë gjëra: Jam kurioz për Conten, Icardi më i mirë se Lukaku e Dzeko, Interi mbrojtjen më të mirë në Serie A

Massimo Moratti flet për shumë gjëra: Jam kurioz për Conten, Icardi më i mirë se Lukaku e Dzeko, Interi mbrojtjen më të mirë në Serie A
Massimo Moratti . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti është vërtet kurioz që ta sheh Antonio Conten në drejtimin e ish-skuadrës së tij, ndërsa insiston se Mauro Icardi është sulmues më i mirë se Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku.

Moratti ka kohë që  e ka shitur klubi, që tashmë është rishitur edhe një herë.


“Unë jam vërtet kurioz për të parë Interin e Contes. Unë mendoj se cilësia e trajnerit do të thotë shumë dhe ai mund të arrijë gjëra të mëdha këtu”.

“Fakti që ai kishte një të kaluar në Juventus është e parëndësishme, ai është një profesionist i cili ka qenë përgjegjës në shumë skuadra, përfshirë edhe Kombëtaren. Natyrisht, ky është një test i madh, sepse nuk është e lehtë të jesh trajner i Interit”.

Ai foli edhe për situatën e Icardit, dhe sulmuesit e përfolur Dzeko e Lukaku.

“Dzeko dhe Lukaku janë sulmues shumë të mirë. Njëri është shumë i talentuar, tjetri shumë fizik, por unë ende them se Icardi është më i mirë se të dy”.

“Çështja e Icardi është më e komplikuar dhe delikate se çdo gjë që unë kisha për t’u marrë me kohën time sa isha në krye. Unë nuk jam i interesuar për sjelljen e tij të mediave sociale, pasi unë i gjykoja lojtarët vetëm për sjelljen e tyre në stërvitje dhe në fushë”.

“Nëse ai duhet të përfundojë në Juventus, atëherë Bianconerët do të bëheshin një super skuadër. Juve e fillon sezonin si favoritë për Scudetto, pasuar nga Napoli dhe Inter, por Nerazzurët kanë krijuar një mbrojtje të pabesueshme: Samir Handanovic, Milan Skriniar, Stefan de Vrij dhe Diego Godin do të na përfaqësojnë shkëlqyeshëm edhe në Ligën e Kampionëve”.

Lojtarët e Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Godin është një lider dhe Interi tani ka mbrojtjen më të fortë në Serie A”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori