LAJMI I FUNDIT:

Martohet për herë të tretë aktorja e “Game Of Thrones”, Lena Headey

Martohet për herë të tretë aktorja e “Game Of Thrones”, Lena Headey

Aktorja e “Game Of Thrones”, Lena Headey, e njohur më së shumti për rolin e Mbretëreshës Cersei, dukej e mrekullueshme në fotot e saj të dasmës, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale të hënën.

Ylli, 49 vjeçare, u martua me aktorin e “Ozark”, Marc Menchaca, 46 vjeç dhe dukej e mahnitshme e veshur me një fustan të thjeshtë të bardhë me lule në flokë për ceremoninë që u zhvillua në Itali, e rrethuar nga një numër i vogël miqsh dhe familjarësh.

Ajo mbante një tufë të thjeshtë me lule ndërsa i buzëqeshte me dashuri bashkëshortit të saj, përballë një sfondi me trëndafila të bardhë dhe rozë.

Martohet sërish Lena Headey

Në një fotografi tjetër, Lena u shfaq me gjuhën jashtë teksa pozonte me disa miq.

Të gjitha lajmet nga Lena Headey
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lena Headey

Aktorja britanike, e njohur për paraqitjen në dramën e HBO, i dha fund beqarisë në Pulia më 6 tetor.

Martohet sërish Lena Headey

Menchaca nga ana tjetër kishte veshur një kostum blu në gri me tre pjesë, të shoqëruar me një kapelë ngjyrë kafe.

Të ftuarit në këtë mbrëmje ishin Sophie Turner bashkë me partnerin e saj, Joe Jonas, Michala Cutting, Brian Moore dhe Charley McEwan.

Pamje nga dasma e aktores Lena Headey

Headey theksojmë që është martuar për herë të tretë.

Artistja u martua me burrin e parë, muzikantin Peter Paul Loughran, në vitin 2007 përpara se të divorcohej gjashtë vjet më vonë, në vitin 2013.

Ish-çifti kanë djalin e tyre Wylie, 11 vjeç.

Në vitin 2015 ajo mirëpriti vajzën Teddy me të dashurin regjisor Dan Cadan, një shok fëmijërie, por çifti u ndanë në 2018 – dy vjet para se ajo të fillonte lidhjen e saj me Menchaca. /Telegrafi/

Foto: HBO

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori