LAJMI I FUNDIT:

Kurorëzimi i dy grave në Tiranë: Përse proteston vetëm Kisha katolike?

Kurorëzimi i dy grave në Tiranë: Përse proteston vetëm Kisha katolike?
Ilustrim

Alda Mehmeti

Dy ditë më parë, në Bashkinë e Tiranës u “pagëzua” me serenitetin më të madh martesa midis dy grave, duke e trumbetuar këtë celebrim edhe në ekranet televizive. Sigurisht që ky celebrim është mbështetur në detyrimin që Shqipëria ka për t’u inkuadruar në Organizatën Pan-Evropiane (Bashkimi Evropian) e cila këtë detyrim e shtron në një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë për të nisur nga bisedimet e pranimit të saj në familjen e madhe evropiane. Fakti që ky ligj akoma nuk është miratuar në Parlamentin Shqiptar, ose që ka zvarritje të miratimit, tregon për zanafillën, prirjen instinktive në gjak e në kulturë të politikanëve shqiptarë, në mbështetje të traditës së lashtë kombëtare për të mos e pasur të lehtë këtë pohim. Ka gjasa që një ditë edhe Parlamenti ynë, pa shumë zhurmë dhe në morinë e dhjetëra e qindra ligjeve, ta kapërcejë edhe psikozën e traditës kombëtare dhe ta miratojë për të qenë në rregull me një rregull … por, unë mendoj paraprakisht se asnjë nga parlamentarët tanë, cilitdo qofshin ata, nuk do ta ngrinin me ndërgjegje kartonin për miratimin e këtij ligji. Megjithatë, të bën përshtypje fakti që vetëm përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë dalë publikisht kundër martesës së mësipërme, duke protestuar edhe zyrtarisht.

Pyetja që unë shtroj, është: Përderisa nuk ekziston baza ligjore, atëherë përse edhe në shoqërinë tonë, dikur tejskajshmërisht konservatore, po lejohen martesa të tilla? Këtu më duhet të ndalem e të prek pak kodin e familjes burrë e grua të shtjelluar në veprën e filozofit Friedrich Engels, me titull “Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit”. Qëkurse lindi monogamia, pra familja në çifte me gjini të kundërt, zuri fill edhe ndërtimi i shoqërisë prej së cilës lindi prona private e trashëguar, si dhe shteti. Shekujt kanë kaluar që nga ajo kohë, kur principet e familjes monogame u shkelën me martesa brenda të njëjtës gjini, nën pretekstin e lirisë së pakufizuar të individit, madje u avancua edhe më tej në lidhje martesore edhe në mes anëtarëve të një fisi apo familjeje, deri në brez të tretë, fenomen të cilin filozofi majtist e quante “Fëlligështi në gjak”.

Gjatë evolucionit të saj, që nga kohët më të hershme, deri më sot, historia ka njohur personalitete që kanë lënë gjurmë në të dhe janë përfolur shumë për prirjet e tyre homoseksuale, për devijimin nga tradita e kodeve zakonore të krijuara me krijimin e familjes në çifte me gjini të kundërt, si psh., Aleksandri i Madh i Maqedonisë, Lord Bajroni … e kështu mund të përmenden me qindra shembuj, deri në kohët moderne, ku mjafton të përmendim ish-kryebashkiakun e Parisit, një nga politikanët më në zë të politikës franceze të këtij shekulli, i cili jo vetëm që nuk e mohonte përkatësinë e vet seksuale, por e deklaronte hapur atë gjatë fushatës së tij zgjedhore. Dihet që Franca, sikundër të gjitha vendet anëtare të BE-së, e kanë legalizuar homoseksualizmin, martesën brenda së njëjtës gjini, madje duke lejuar edhe krijimin e organizatës nën akronimën LGBTQ e cila legalisht organizon mitingje e parada me dijeni të politikëbërësve evropianë, për të fituar sa më shumë simpatizantë të saj.

Në një farë mënyre, legalizimi i kësaj prirjeje, si nga shteti, edhe nga shoqëria, dëshmon se kufijtë e lirisë së individit janë të pakufizuara. Kjo provohet me faktin që në këtë rrjedhë të historisë janë përfshirë edhe besimet fetare, si myslimanizmi, i cili në kodikët e tij të familjes lejon martesën deri në katër herë midis një burri dhe një gruaje gjë e cila, së paku, nuk pengon riprodhimin e as vazhdimësinë e qenies njerëzore …. ndërsa disa priftërinj të mbrapshtë të katolicizmit, abuzivistë të këtij besimi hyjnor, të denoncuar edhe nga vetë Vatikani i japin vetes të drejta absolute, në mënyrë të jashtëligjshme, duke bërë jetë homoseksualësh.

Kjo dukuri që vjen nga kohët e lashta dhe që populli e ka satirizuar me shprehjen e tij proverbiale “Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë!” tregon se ndaj kësaj dukurie njerëzore përgjatë historisë, ka pasur rezistencë nga ata që kanë besuar thellësisht te familja tradicionale burrë-grua. Prandaj, Engelsi ka vënë në dukje në veprën e tij se këto procese “emancipuese” që burojnë nga e drejta e lirisë universale, nuk janë gjë tjetër veçse degradim i njeriut si qenie hyjnore e krijuar me shpirt të pastër nga vetë Zoti. Nuk ka mendje njerëzore të qëndrueshme dhe racionale të pranojë këtë qëndrim kaq sensitiv ndaj martesave brenda së njëjtës gjini, që rrezikon seriozisht familjen tradicionale, institucionin që mban në këmbë shtetet dhe shoqëritë njerëzore … Për këtë dukuri ka shkruar në mënyrë shteruese Sigmund Freud, kur thotë se përpjekjet që bëjnë një kategori sociale për të dalë nga vatha me martesat e një seksi, nuk tregon se në ç’shkallë është liria, por sesa shumë njerëzit e mençur të kësaj bote e kanë humbur toruan …

A mos vallë protesta e Kishës Katolike bëhet në vazhdën e katarsisit të këtij fillimshekulli, nxitur nga selia qendrore e katolicizmit, për ta pastruar atë edhe nga pinjollët e këqij?

Në trend

Më shumë
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori