LAJMI I FUNDIT:

Marseille shkon në finale të Ligës së Evropës, eliminon Salzburgun e Valon Berishës

Marseille shkon në finale të Ligës së Evropës, eliminon Salzburgun e Valon Berishës

Marseille është finalist i sivjetmë i Ligës së Evropës.

Skuadra ku luan Valon Berisha, Salzburg nuk ka arritur të eliminojë Marseillen, e cila arriti të realizoi një gol në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2-0, ku me të njëjtin rezultat kishin triumfuar edhe francezët në takimin e parë të gjysmëfinales.

Rolando arriti të realizoj gol në shtesat dy herë nga 15 minuta, i cili vulosi edhe rezultatin përfundimtar 2-1.

Në fakt, gjatë gjithë ndeshjes vendasit dominuan dhe arritën të realizonin golat e fitores vetëm në pjesën e dytë.

Munas Dabbur në të 13 minutë pati rast të mirë, por që dështoi para portës së mysafirëve.

Edhe mesfushori i përfaqësueses sonë, Berisha kishte një mundësi të mirë në të 37 minutë, ku për pak sa nuk realizoi gol nga gjuajtja e lirë.

Por, atë që nuk arritën në 45 minutshin e parë, futbollistët e Salzburgut arritën ta bënin në të dytin.

Fillimisht, Amadou Haidara arriti të tund portën e kundërshtarëve në të 53 minutë pas një solo depërtimi.

Mbrojtësi i shumëkërkuar, Sarr realizoi autogol në të 65 minutë kur devijoi topin e goditur prej sulmuesit Schlager.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 2-0 për austriakët dhe kështu ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Duje Caleta-Car në të 100 minutë nuk arriti të mposht nga afërsia portierin mysafirë, kur mori një pasim të saktë pas një rivënie këndore të Berishës.

Por, Rolando arriti të realizoi golin e fitores tre minuta para përfundimit të shtesës së dytë të vazhdimeve dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

Marseille në finale do të takohet me Atletico Madridin, e cila eliminoi në gjysmëfinale skuadrën e Arsenalit.

Ndryshe, finalja mes këtyre dyja skuadrat do të zhvillohet më 15 maj (e martë) në stadiumin francez të Lyonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori