LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja ekziston, por Berardi vendos për kalimin te Juve

Marrëveshja ekziston, por Berardi vendos për kalimin te Juve

Agjenti Domenico Berardit ka përsëritur se ekziston një marrëveshje xhentëlmenësh ndërmjet Sassuolos dhe Juventusit për transferimin e lojtarit, mirëpo kjo nuk do të thotë se patjetër do të ndodhë kalimi te Bianconerët.

Sulmuesi ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kalim te Zonja e Vjetër dhe transferimi gjatë verës është thuajse i sigurt.


“Është e vërtetë, ekziston një marrëveshje xhentëlmenësh me Bianconerët”.

“Kjo nuk do të thotë se ai do t’u bashkohet atyre në qershor. Do të varet nga vendimi i lojtarit”.

“Interesimi i Interit dhe Tottenhamit? Krejt çfarë mund të them është se kemi marrë shumë oferta, nga Italia dhe nga jashtë”, ka deklaruar agjenti Simone Seghedoni për calciomercato.com. /Telegrafi/