LAJMI I FUNDIT:

Marrëdhëniet e qetësuara Serbi-Maqedoni ende i ngacmon çështja e Kosovës

Marrëdhëniet e qetësuara Serbi-Maqedoni ende i ngacmon çështja e Kosovës

Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Serbisë u qetësuan me reagimin e shërbimeve diplomatike të të dy vendeve pas tensionimit të diplomatëve serb dhe ikjes nga Maqedonia.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një bisedë nëpërmjet telefonit u dakorduan që në të ardhmen do të veprojnë si fqinjë të mirë.


Në opinion arsyeja kryesore për këtë ftohje marrëdhëniesh ishte ”kontributi i Maqedonisë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO.”

Edhe pse dy shtetet u pajtuan, por dilema rreth Kosovës ngelet aty, shkruan Reuters nga Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Plagë” e pashërueshme për autoritetet serbe është njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Maqedonia.

Maqedonia është në dilemë të madhe, të plotësojë kapriçot e fqinjëve apo të kënaqë kërkesat e popullatës shtetformuese në vend, pra shqiptarëve që sipas Reuters, janë një e treta e popullit prej 2.1 milionë banorë.

Përndryshe, marrëdhëniet e mirë ndërfqinjësore janë kusht për Maqedoninë, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë që të hapërojnë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Lajme
Banorët e lagjes

Banorët e lagjes "Kalabria" mblidhen para Komunës së Prishtinë, pakënaqësi të shumta për planin rregullues

Lajme
IKD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet me koston e jetesës siç ua garanton ligji

IKD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet me koston e jetesës siç ua garanton ligji

Lajme
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Mashtruan një qytetar kinse ia kanë shitur banesën duke ia marrë 90 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit në Prishtinë

Mashtruan një qytetar kinse ia kanë shitur banesën duke ia marrë 90 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori