LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Shpresojmë që ta largojmë Icardin brenda këtyre tri ditëve

Marotta: Shpresojmë që ta largojmë Icardin brenda këtyre tri ditëve

Beppe Marotta thotë se ka shpresë që Interi mund ta shes Mauro Icardin para mbylljes së afatit kalimtar.

Lojtari dhe klubi edhe së fundmi kanë pasur problem shkaku i deklaratave të gruas së Icardit, Wandas, që tha se dikush nga klubi i ka thënë argjentinasit se mund të qëndrojë.


Sipas tij klubi ka marr qëndrim dhe largimi i tij është padyshim i pashmagshëm.

“Klubi ka për detyrë dhe të drejtë të zgjedh qëndrimin e tyre. Ata duhet të marrin vendime. Ne me siguri nuk po e dëmtojmë vetveten. Ne gjithmonë veprojmë me respekt për lojtarët tanë”.

Beppe Marotta . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

“Kanë mbetur vetëm tre ditë, por ende shpresoj se mund të zgjidhet në një mënyrë pozitive”.

“Ne nuk mund të themi gjithçka publikisht, por gjithmonë i bëjmë gjërat me përgjegjësi”, ka thënë ai.

Mauro Icardi . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Marotta në fund e ka falënderuar drejtorin sportiv Piero Ausilion për punën e shkëlqyeshme. /Telegrafi/