Marotta: Interi i Contes më i fortë se Juve që drejtohej nga ai
309:"MILAN, ITALY - DECEMBER 15: FC Internazionale Milano president Steven Zhang (R) speaks with new CEO of FC Internazionale Giuseppe Marotta prior to the Serie A match between FC Internazionale and Udinese at Stadio Giuseppe Meazza on December 15, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images ) 12:"Getty Images
Giuseppe Marotta mendon se Juventusi i Antonio Contes ka qenë më i dobët në krahasim me skuadrën e Interit që ai e drejton aktualisht dhe se Nerazzurrët do të jenë më konkurrues në Ligën e Kampionëve.
"Conte është një trajner fitues. Përvoja e tij me Juventusin ishte me një skuadër tjetër dhe në rrethana më të vështira, dhe ishte skuadër më e dobët në krahasim me atë që e ka sot te Interi".
"Akoma nuk e dimë nivelin tonë dhe nuk i njohim kundërshtarët, ky është dallimi më i madh në Ligën e Kampionëve krahasuar me Serie A", është shprehur ish-drejtori i Juves për Sky Sport Italia.
(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
Zikaltrit aktualisht janë në krye të kampionatit italian, ku i kanë shënuar tri fitore dhe numërojnë nëntë pikë në tabelë.
Ndërsa në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, luajtën baras (1-1) kundër Slavia Pragës. /Telegrafi/