Giuseppe Marotta ka ritheksuar se Mauro Icardi nuk është pjesë e planeve të skuadrës së parë të Interit dhe është optimist për ardhjen e Alexis Sanchezit.

Gruaja-agjente e Icardit, Wanda Nara njoftoi në televizionin kombëtar gjatë fundjavës se burri i saj do qëndroj në Inter, pavarësisht se u injorua nga trajneri Antonio Conte.

Kjo bëri që Marotta dhe Presidenti Steven Zhang të informonin edhe njëherë sulmuesin se ai nuk kishte vend në projektin e klubit gjatë një takimi të martën.

Wanda Nara: Icardi nuk largohet nga Interi Wanda Nara: Icardi nuk largohet nga Interi

“Gjithçka është në rregull. Pozicioni ynë mbetet i njëjtë”, ka thënë Marotta për Sky Sport Italia.

Ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit më pas u pyet për Sanchez, i cili pritet të arrijë në huazim nga Manchester Unitedi.

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Unitedit për Sanchezin Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Unitedit për Sanchezin

“Unë jam gjithmonë optimist”, përfundoi drejtori i Interit.

Ndryshe, afati kalimtar veror në Itali ka edhe disa ditë, pasi mbyllet me datë 2 shtator. /Telegrafi/