Mario Mandzukic i është bashkuar klubit nga Katari, Al-Duhail, ndërsa Juventusi pritet të përfitojë rreth 5.5 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Klubi i ri i sulmuesit kroat e ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet sulmuesi kroat duke e nënshkruar kontratën.

“Mirë se vjen te Al-Duhail”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në profilin zyrtar të klubit në Twitter.

Mandzukic ka kaluar katër vjet e gjysmë te Juventusi duke e fituar katër herë titullin e Serie A, tre tituj të Kupës së Italisë dhe një trofe të Superkupës së Italisë.

Gjatë këtij edicioni, ai nuk ishte në planet e trajnerit të ri, Maurizio Sarri dhe nuk ishte ftuar në ndeshjet e Bianconerëve. /Telegrafi/