Mariçiq: Suksesi në negociatat me BE-në kërkon dialog konstruktiv dhe konsensus nga të gjithë
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, ka mbajtur sot në Bruksel një takim informues me delegatët e grupit punues për zgjerimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, COELA, për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për agjendën e reformave dhe planin për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në rrugën drejt BE-së.
Ai tha se “po punojmë që vlerat, standardet dhe përfitimet e BE-së t’i afrojmë qytetarëve”, duke theksuar se pret që me përpjekje të përbashkëta, gjatë presidencës spanjolle, procesi të hyjë në një fazë të re, të avancuar dhe që Maqedonia e Veriut do të vazhdojë drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së në grupin e punës COELA konfirmuan mbështetjen e fortë dhe të qartë që shtetet e tyre japin për vazhdimin tonë të negociatave me BE-në dhe përparimin e shpejtë në procesin e integrimit evropian.
Krahas një prezantimi të shkurtër mbi procesin e skriningut dhe pritshmëritë prej tij, në takim Mariçiq referoi për përgatitjen dhe përmbajtjen e dokumenteve strategjike, udhërrëfyesit, si dhe reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Temë me interes nga ana e delegatëve ishte opinioni publik i qytetarëve të Maqedonisë për procesin negociator, për të cilin Mariçiq theksoi se përshpejtimi i procesit dhe ofrimi i rezultateve të prekshme edhe para anëtarësimit në BE janë mekanizmi më i mirë për rikthimin e besimit në negociatat për anëtarësim në BE-në dhe për zhvillimin e shpejtë të vendit tonë.
Mariçiq theksoi se për sukses në negociatat me BE-në nevojitet një dialog konstruktiv dhe konsensus nga të gjithë, duke shprehur pritjen që së shpejti çdo aktor politik të kuptojë rëndësinë dhe urgjencën e qëndrimit në negociatat e anëtarësimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251