LAJMI I FUNDIT:

Mariah Carey ndan një sekret interesant se si ia doli ta menaxhojë famën

Mariah Carey ndan një sekret interesant se si ia doli ta menaxhojë famën

Mariah Carey, një nga emrat më të mëdhenj në skenën muzikore botërore për më shumë se tre dekada, ka zbuluar një strategji personale që e ndihmon të qëndrojë e ekuilibruar nën presionin e vëmendjes së medias.

Ajo thjesht nuk i lexon lajmet që shkruhen për të.


Duke folur për revistën “People”, ikona 55-vjeçare e muzikës shprehu se ky është mekanizmi i saj kryesor për të menaxhuar famën e saj të madhe.

“Nuk lexoj asgjë që shkruhet për mua. Ky është mekanizmi im për të menaxhuar famën”, u shpreh Carey.

Pavarësisht suksesit të saj të vazhdueshëm dhe karrierës që ka shënuar epokë, Carey ka marrë vendime të qarta për të mbrojtur jetën e saj personale nga mendimet dhe komentet e të tjerëve.

Këngëtarja e famshme e hitit “Always Be My Baby” ka kaluar një ndarje të bujshme vitin e kaluar nga ish-i dashuri i saj, Bryan Tanaka, me të cilin ka qenë në një lidhje që zgjati pothuajse shtatë vjet.

Mariah Carey është gjithashtu nënë e dy fëmijëve binjakë, Monroe dhe Moroccan, të cilët i ka lindur gjatë martesës së saj me ish-bashkëshortin Nick Cannon.

Çifti u divorcua në vitin 2016, por Carey vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme në jetën e fëmijëve të saj. /Telegrafi/