Marcos Llorente ka thumbuar së fundmi Liverpoolin në një mënyrë që tifozëve të The Reds nuk do t’u pëlqejë aspak.

Atletico Madridi e kishte fituar takimin e parë 1-0 ndaj skuadrës  angleze në Wanda Metropolitano, derisa në të dytën ishin edhe më spektakolar.

Përballja që u zhvillua në fillim të muajit mars në Anfield Road përfundoi 3-2, duke bërë që Roji Blancos të kalonin në çerekfinale.

Atletico Madridi eliminon kampionin – Liverpoolit nuk i ndihmuan mijëra tifozë në Anfield Atletico Madridi eliminon kampionin – Liverpoolit nuk i ndihmuan mijëra tifozë në Anfield

Por, një muaj më vonë – Marcos Llorente ka vendosur t’i thumbojë lojtarët e Liverpoolit dhe Jurgen Kloppin, duke e emëruar qenin e tij sipas stadiumit të skuadrës angleze ‘Anfield’.

Kujtojmë se spanjolli kishte barazuar shifrat në 22 me dy gola të realizuar nga ai, derisa Alvaro Morata e kishte përmbysur epërsinë e vendasve. /Telegrafi/