LAJMI I FUNDIT:

Maradona: Mourinho më i mirë se Guardiola

Maradona: Mourinho më i mirë se Guardiola
ZACATECAS, MEXICO - OCTOBER 20: Diego Armando Maradona coach of Dorados gives instructions to his players during the 12th round match between Mineros and Dorados as part of the Torneo Apertura 2018 Ascenso MX at Carlos Vega Villalba Stadium on October 20, 2018 in Zacatecas, Mexico. (Photo by Refugio Ruiz/Getty Images)

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, është menaxher më i mirë se homologu i tij i Manchester Cityt, Pep Guardiola, sipas Diego Maradonas.

Guardiola e udhëhoqi Cityn në drejt titullit në Ligën Premier sezonin e kaluar.


Ai është duke luftuar edhe  këtë edicion , ndërsa Unitedi i Mourinhos nuk po e bën të njëjtën gjë.

Megjithatë, sipas Maradonas, ish- trajneri i Real Madridit, Chelseat dhe Interit, Mourinho është trajneri më i mirë në botë.

Formacioni më i mirë në histori të La Ligas: Nga Cristiano Ronaldo te Lionel Messi, Johan Cruyff e Alfredo Di Stefano
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në histori të La Ligas: Nga Cristiano Ronaldo te Lionel Messi, Johan Cruyff e Alfredo Di Stefano

“Për mua po, Mou është më i miri”.

“Do t’i jepja Pepit merita që ka përfituar nga ajo që Johan Cruyff i ka dhënë atij”.

“Unë kam thënë në më shumë se një rast se tiki-taka nuk është shpikur nga Guardiola. Ishte krijim i Cruyff”.

“Për momentin Pep është në gjendje të zgjedhë çdo lojtar në botë që ai dëshiron. Në këtë mënyrë tiki-taka është më e lehtë”.

Maradona, tani është në krye të skuadrës së dorës së dytë, Dorados, ku punon si trajner.

Diego Armando Maradona si trajner i Dorados. (Photo by Refugio Ruiz/Getty Images)

I pyetur nëse do të ishte i interesuar për të drejtuar klub në Spanjë, fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 tha se vetëm në një “projekt afatgjatë”.

Ai shtoi se do t’i interesonte, që të shkojë në Manchester për të mësuar nga Mourinho.

“Unë vetë si trajner duhet të mësoj shumë dhe për këtë arsye mendoj se do të shkoj në Manchester te Mourinho për ta pyetur për shumë gjëra”.

Jose Mourinho. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

“Sepse ai është më i miri pa dyshim”, deklaroi Maradona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori