LAJMI I FUNDIT:

Maradona: Messi nuk do e vesh më fanellën e Argjentinës

Maradona: Messi nuk do e vesh më fanellën e Argjentinës

Në Argjentinë të gjithë besojnë se Lionel Messi do të rikthehet në kombëtare me përjashtim të Diego Armando Maradonës.

Trajneri i ri i La Selecion Edgardo Bauza udhëtoi drejt Barcelonës sëfundmi vetëm e vetëm për tu takuar me yllin e Barcelonës dhe për ta bindur 5-herë fituesin e Topit të Artë të rishohë vendimin e tij për tu tërhequr nga ekipi i përfaqësues.


Krerët më të lartë të federatës argjentinase të futbollit kanë bindjen se Messi do të vazhdojë të luajë për kombëtaren albiceleste por për të frenuar disi entuziasmin e tyre ka menduar një legjendë si Diego Armando Maradona i cili përvec se ka sulmuar drejtuesit e AFAS, ka deklaruar me sigurinë më të madhe se Leo nuk do të rikthehet në ekipin përfaqësues.

Messi shënon nga gjuajta e lirë dhe atë nga 28 metra (Video)
Lexo po ashtu Messi shënon nga gjuajta e lirë dhe atë nga 28 metra (Video)

“Unë mendoj se Messi do ti thotë jo Bauzas për të veshur sërish fanellën e Argjentinës, normalisht ky është një opinion i imi dhe ndoshta gabohem theksoi Maradona në një intervistë për mediat.

El Pibe D’Oro e ka ndjekur me vëmendje paraqitjen e përfaqësues albicelste në Lojërat Olimpike të Rios dhe nuk e ka përtypur aspak mirë eliminimin e skuadrës olimpike të Argjentinës që në fazën e grupeve.

“Nuk po notojmë në ujëra të mirë dhe rrezikojmë që të mos kualifikohemi as në Botërorin e ardhshëm edhe pse dua ti uroj shumë fat trajnerit të ri Edgardo Bauza.

S’do të besoni se çfarë veshë nën fanellë Messi (Foto)
Lexo po ashtu S’do të besoni se çfarë veshë nën fanellë Messi (Foto)

Në Lojërat Olimpike u eliminuam nga Hondurasi një vend që e respektoj shumë por të them të drejtën ata dinë të luajnë bejsboll sepse nga futbolli nuk dinë gjë fare, deklaroi ish lojtari i Napolit. Në fund një thumb për federatën argjentinase dhe për ish presidentin Julio Grondona: Nuk kam parë kurrë një federatë kaq të dobët, me këta drejtues marrëveshjet ndryshojnë në mënyrë radikale nga mbrëmja në mëngjes. Përsa i përket Grondonës jam gati të hedh në gjyq për paratë e shumta që ka vjedhur, nënvizoi Diego Armando Maradona.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori