LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut për herë të parë në Këshillin e Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi

Maqedonia e Veriut për herë të parë në Këshillin e Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot e përfaqësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut në takimin e 42-të të Këshillit të Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, që paraqet pjesëmarrje tonë për herë të parë në këtë Forum, pasi që vendi para pak ditësh u bë anëtare e plotfuqishme e kësaj Organizate.

Në fjalimin e tij, ministri Osmani shpalosi përfitimet dhe mundësitë që i ofron Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi për vendet anëtare posaçërisht në fushën ekonomike përmes promovimit të frymës së miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, si dhe thellimin e respektit të ndërsjellë, besimit dhe bashkëpunimit më të gjerë në rajonin e Detit të Zi.


“Maqedonia e Veriut, si anëtare më e re e BSEC, në mënyrë aktive do të kontribuojë në përmbushjen e qëllimeve të organizatës dhe do të punojë për efikasitetin e saj përmes arritjes së rezultateve konkrete ekonomike, në veçanti në fushën e lidhjes së transportit dhe energjetikës përmes bashkëpunimit konstruktiv rajonal. Kjo organizatë, e cila mbulon tre rajone të ndryshme- Ballkanin, Kaukazin dhe Detin e Zi, me hapësirë prej 20 milion kilometra katror, për ne është mjaftë e rëndësishme, sidomos kur kemi parasysh vëllimin e tregtisë në kuadër të BSEC, që arrin diku afër 170 miliardë dollarë në vit, por edhe burim i dytë i naftës dhe gazit natyral, pas rajonit të Gjirit Persik, me çka përbën njërin prej furnizuesve kryesor të energjisë për Evropën Perëndimore”, theksoi Osmani.

Në fjalimin e tij, Osmani nënvizoi se qëllimi i përbashkët i të gjithë vendeve anëtare është prosperiteti ekonomik, nëpërmes avancimit të ndërlidhjeve, me ç’rast shtoi se edhe pse po përballemi me pasoja serioze shëndetësore dhe socio- ekonomike, të shkaktuara nga Covid-19, nuk guxojmë të qëndrojmë indiferent dhe në dorë të fatit, por përmes angazhimit aktiv siç është anëtarësimi ynë në këtë formë të re të lidhjeve ekonomike rajonale, t’u hapim tregje dhe t’i lidhim me partnerët e tyre potencial me vendet me të cila deri më tani kemi pasur lidhje intensive dhe shkëmbime.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori