LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Bullgaria do t’i analizojnë mundësitë për bashkëpunim ekonomik

Maqedonia dhe Bullgaria do t’i analizojnë mundësitë për bashkëpunim ekonomik

Mundësitë për bashkëpunim ekonomik në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë do të analizohen sot në një takim në Shkup, ku mes biznismenëve dhe kryetarëve të Odave Ekonomike, e paralajmëruar është se do të jenë prezent edhe kryetari i shtetit bullgar Rumen Radev dhe ai i Maqedonise, Gjorge Ivanov.

Çështja kryesore e takimit do të jetë që sa më shpejtë të krijohet mundësia për zgjidhjen e pikave kyçe, nga të cilat varet tema e bashkëpunimit, para se gjithash transporti dhe energjia infrastrukturale si dhe zgjidhjen e formaliteteve të pikave kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjidhja e këtyre pikave kyçe do të kontribuoj në përshpejtimin e operacioneve totale të transportit, në mes dy shteteve. Statisikat zyrtare tregojnë se shkëmbimi total i tregëtisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë në vitin 2001ka qenë 665 milion dollarë, e cila tregon rritje prej 19,13 përqind në krahasim me vitin 2016. Eksporti prej 333 milion dollarë ka rritje prej 35,1 përqind, ndërsa transporti prej 332.1 milion dollarë, që do të thotë se në krahasim me vitin 2016 ka rritje prej 6,54 përqind.

Nga viti 2010 deri në vitin 2017, marrëdhëniet tregtare në mes dy shteteve, kanë sjellë deficit të vazhdueshëm tregtar i cili më i lartë ka qenë ai i vitit 2011 dhe 2012.

Ndërsa vitin e kaluar  Maqedonia hasi në suficiti, me një lartësi prej 0,83 milion dollarë, e cila u paraqit për herë të parë pas shtatë viteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori