LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pritet përsëri të rritet paga minimale

Maqedoni, pritet përsëri të rritet paga minimale

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se këtë vit do të rritet paga minimale por nuk ceku detajet se kur dhe se do të rritet paga minimale. Ai thotë se rritja e pagës minimale do të mundësojë të arrihet paga prej 500 eurove, që ishte premtim parazgjedhor. Sipas tij, ky vit përfundoi me pagë mesatare prej mbi 400 eurove dhe nuk sheh ndonjë pengesë që pagës mesatare t’i shtohen edhe 100 euro.

“Dëshiroj të njoftoj vendimin e sjellur për pagën minimale. Do të rritet, për shkak se, me rritjen e pagës minimale dhe hapjen e asaj spirale e pamë se kemi efekt të mirë. Ky efekt dha rezultate, diku deri në shtator, por edhe pas shtatorit, pagat vazhduan të rriten”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Prioritet kryesor për qeverinë është rritja e pagave dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve, shtoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski. Llogaritjet e tij janë se vjet paga mesatare është rritur për 5.7% që është tri herë më shumë në krahasim me vitet e kaluara.

“Shumica e qytetarëve jetojnë nga puna, jeton nga paga, s’ka të ardhura nga kapitali. Do të vazhdojmë të bëjmë shtypje, shtypje por edhe mbështetje për ndërmarrjet. Do të hapen vende pune më të mira, të investojnë dhe në praktikë standardi jetësor i qytetarëve të ecë përpara”, tha ministri Dragan Tevdovski./Telegrafi/