Ulje e butë e pronave nën hipotekë, ndërtimi që nuk ndalon me nga 5000 banesa të reja në vit, leje për ndërtim që nuk reshtin së lëshuari, rritje e mëtejshme e kredive banesore dhe numër i madh i banesave të zbrazëta. Këto janë disa nga veçoritë e tregut të patundshmërive.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vendosja e pronave nën hipotekë , po shënon ulje të butë edhe në raportet tremujore, edhe ato njëvjeçare. Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës tregojnë se në periudhën korrik-shtator të këtij viti janë regjistruar 1776 prona me vlerë prej afër 377 milion euro të vendosura nën garanci për kredi. Trendet e përgjithshme janë se po vërehet një ulje e vlerës së pronave të patundshme që vendosen nën hipotekë, duke marrë parasysh se në periudhën prill-qershor kjo vlerë e 1888 pronave ka qenë 455 milion euro, tregojnë të dhënat e fundit të Kadastrës. Njëherësh edhe trendet e viteve të kaluara tregojnë se vendosja e pronave si kolateral apo garanci për borxhe të reja po shënon ulje.
Në periudhën janar-dhjetor 2022, vlera e 7658 pronave ka qenë 1.55 miliardë euro që paraqet një ulje në raport me 8386 prona të paluajtshme me vlerë prej afër 2 miliardë euro në vitin 2021, të vendosura nën hipotekë. Kjo tregon se sipas të gjithë gjasave ka një tendencë në treg të blerjes së pasurive të paluajtshme pa ndërmjetësimin e bankave, pra blerje pa marrë kredi për shtëpi, e cila zakonisht sigurohet me një hipotekë mbi pronën që është objekt shitje ose mbi pasuri të tjera të patundshme.
Tkurrjen e segmenteve të tregut të patundshmërive e tregojnë edhe shifrat e publikuara nga Agjencia e Kadastrës, sipas të cilave, gjatë vitit të kaluar vlera totale e shitjeve të pasurive të paluajtshme ka arritur në 961 milionë euro. Një vit më parë, ose në vitin 2021, vlera totale e shitjeve të pronave arriti në 914 milionë euro.
Gjithashtu statistikat tregojnë se ndonëse në tregun e pasurive të paluajtshme ka një numër të madh apartamentesh të pa shitura, lejet për ndërtime janë në rritje, çka do të thotë metër katrorë të rinj të banimit që kanë filluar ose do të ndërtohen. Përskaj kësaj nuk po ulet çmimi i banesave. Nëse shikohen të dhënat e Bankës Popullore, vërehet se çmimet e apartamenteve janë në rritje tashmë në vitin 2020, dhe kjo vazhdon edhe gjatë vitit 2021 dhe 2022, por edhe gjatë këtij viti. Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e parë të këtij viti shënuan rritje prej 18,8 për qind në nivel vjetor dhe 1.3 për qind në nivel tremujor. Njëherësh nuk po zvogëlohet as huamarrja e qytetarëve për blerjen e banesave. Vlera e kredive banesore është rritur nga mbi 1.2 miliardë euro në dhjetor 2022 në mbi 1.3 miliard euro në tetor 2023.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në shtator 2023 janë dhënë 326 leje për ndërtimi, që është 17.7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e objekteve është 6.678.877 mijë denarë, që është 43. Për qind % më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Regjistrimi i kryer në vitin 2021 ka treguar se një e treta e gjithsej 839.174 banesave janë bosh, pra 63.4 për qind ose 531.987 janë të banuara, ndërsa pjesa tjetër 36.6 për qind ose 307.187 banesa janë të pabanuara. Nga komunat e Shkupit, më së shumti banesa bosh ka Qendra – 10.865 ose mbi 40 për qind nga numri i përgjithshëm, ndërsa Çairi ka numrin më të vogël të banesave të zbrazëta – 22.5 për qind nga gjithsej 17.771 banesa. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angelovska-Bezoska: Vlerësimi i FMN-së është se Banka Popullore është shembull i mirë i transparencës
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Kostadinovska Stojçevska: Pagat në kulturë janë rritur më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur