LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: ASH dhe Alternativa promovojnë fushatën “shtetësia”

Maqedoni: ASH dhe Alternativa promovojnë fushatën “shtetësia”

Sot koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Shkup, e promovoi fushatën dhe platformën “shetetesia.mk”.

Kjo platformë, në emër të koalicionit, u prezantua nga Bashkim Bakiu, drejtues i Qendrës Analitike të ASH-së.


Bakiu tha se “Shtetesia.mk” është platformë kombëtare, ku të gjithë qytetarët, pa dallim, do të kenë mundësi ta paraqesin problemin e tyre për marrjen e shtetësisë.

“Synimi i kësaj platforme është grumbullimi i informacioneve nga qytetarët të cilët ballafaqohen me problemin e marrjes së shtetësisë, tashmë 30 vite, që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut”, tha Bakiu.

Sipas tij, të jesh pa shtetësi do të thotë të mos jesh i njohur si qytetar nga një shtet në kornizat e ligjit të tij.

“Për shkak të kësaj anomalie ligjore, Republika e Maqedonisë Veriore parandalon që banorët në territorin e saj të kenë qasje në të drejtat themelore civile, politike, ekonomike, kulturore dhe sociale. Përkundër faktit se Republika e Maqedonisë Veriore është nënshkruese e konventave të rëndësishme përmes sistemit të të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës, si dhe Deklaratës Universale të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të cilat përcaktojnë se të gjithë kanë të drejtën e shtetësisë, respektivisht asnjë personi mos t’i privohet e drejta e shtetësisë, sot në territorin e vendit ka njerëz që janë të padukshëm ligjërisht, pra njerëz pa shtetësi”, tha Bakiu.

Në fund të këtij prezantimi para gazetarëve folën edhe dy kryetarët e partive të koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, deklaroi se shtetësia është detyrim minimal shtetëror ndaj secilit qytetar të vendit dhe nuk mund të lejohet akoma që shteti me arsyetime banale t’ua mohojë qytetarëve këtë të drejtë themelore njerëzore.

Ndërsa kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha shteti përfundimisht duhet të çlirohet nga droja se po rritet numri i një bashkësie etnike dhe në këtë mënyrë ta pengojë të drejtën e qytetarëve për të pasur dokument shtetësie.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori