LAJMI I FUNDIT:

Manifesta 14 Prishtina – hapet në kryeqytetin më të ri në Evropë

Manifesta 14 Prishtina – hapet në kryeqytetin më të ri në Evropë
Konferenca hapëse e Bienales Manifesta 14 në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sot, më 21 korrik, Manifesta ka kënaqësinë të njoftojë se edicioni i 14-të i Bienales Nomade Evropiane është hapur në Prishtinë, Kosovë.

Nga data 22 korrik deri më 30 tetor, Manifesta 14 Prishtina prezanton një program 100 ditor të përbërë nga ndërhyrje të shumta artistike dhe urbane, shfaqje, ngjarje dhe punëtori. Programi i Manifesta 14 i përgjigjet thirrjes së qytetit të Prishtinës, por edhe nevojës globale për të rikthyer dhe rimenduar hapësirat publike. Një Vizion Urban dhe ndërhyrjet urbane nga CRA-Carlo Ratti Associati, një seri konsultimesh me qytetarët dhe projekte të thelluara kërkimore nga ekipi i Edukimit i Manifesta 14, kanë frymëzuar një program artistik dhe urban shumështresor. Nën titullin, ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe, programi u zhvillua bashkë me ekipin e Manifesta 14 nga Ndërmjetësuesja Kreative Catherine Nichols në bashkëpunim të ngushtë me kolektive vendase, artistë, studiues, arkitektë dhe aktivistë.


Statistika kyçe

Manifesta 14 ka një program rrënjësisht vendor: nga 103 pjesëmarrësit, ku përfshihen 25 kolektive, 39% kanë origjinë nga Kosova, numri më i madh ndonjëherë i pjesëmarrësve vendas i të gjitha edicioneve të Manifesta. Një tjetër 26% të pjesëmarrësve janë nga Ballkani Perëndimor, që do të thotë se 65% e totalit të pjesëmarrësve vijnë nga rajoni. Më tej, 56% e pjesëmarrësve individualë janë gra dhe 3% janë non-binary / jo-binar.

Konferenca hapëse e Bienales Manifesta 14 në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Hapësirat e Manifesta 14 Prishtina

Nëpër 25 hapësira publike dhe gjysmë publike në Prishtinë, nga Hamami i Madh i epokës osmane deri te Pallati i Rinisë dhe Sporteve i kohës së Jugosllavisë, programi më së miri eksplorohet nga shtigjet e Manifesta 14. Përmes këtyre shtigjeve vizitorët mund të shohin zhvillimin e vazhdueshëm urban të këtij kryeqyteti të ri, social e dinamik. Nëpërmjet angazhimit të saj me një sërë vendesh të ndryshme – secila me historitë e veta unike, Manifesta 14 Prishtina tërheq vëmendjen ndaj nevojës dhe përdorimit të hapësirës publike brenda peizazheve urbane. Ndërhyrjet kryesore urbane përfshijnë Korridorin e Gjelbër, i cili lidh dy anët e qytetit me një shteg të qëndrueshëm të lëvizshmërisë dhe hap qasje në laboratorin e të mësuarit eko-urban të zhvilluar nga raumlaborberlin për Manifesta 14 Prishtina në ish-Fabrikën e Tullave. Për herë të parë në historinë tre dekadeshe të Manifesta, Manifesta 14 ka krijuar një institucion të përhershëm ndërdisiplinor kulturor, Qendrën për Praktikë Rrëfyese, e vendosur në mjediset e ish-bibliotekës “Hivzi Sulejmani”. Ky është rezultat i një ndryshimi të rëndësishëm në qasjen institucionale të Manifesta, duke u përqendruar në krijimin e një ndikimi afatgjatë në infrastrukturën lokale dhe ekosistemin kulturor në Qytetin Mikpritës.Me këtë edicion, Bienalja Nomade Evropiane ka formuar gjithashtu një rrjet rajonal dhe program të ngjarjeve përmes Manifesta 14 Prishtina – Projekti i Ballkanit Perëndimor, duke lidhur programin e Prishtinës me ato të partnerëve kulturorë që vijnë nga i gjithë rajoni.

Drejtoresha e Manifestës, Hedwig Fijen (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Katër shtyllat

Programi i Manifesta 14 është i përqendruar rreth katër shtyllave: 1) Qendra për Praktikë Rrëfyese me hapësirën e saj Edukative të quajtuar Oaza, 2) ish-Fabrika e Tullave,
3) Grand Hotel Prishtina dhe ekspozita e saj tematike në shtatë kate dhe 4) shtigjet që lidhin 25 hapësirat mes ndërhyrjeve artistike dhe urbane të shtrira në të gjithë qytetin. Të gjitha këto janë thurur në një itinerar të kompozuar mirë, që bashkon të gjitha elementët ndërdisiplinore të Manifesta 14 Prishtina në një program koheziv, duke i lejuar vizitorët të njihen me historitë e vendeve në të cilat prezantohen ndërhyrjet artistike. Rreth këtyre katër shtyllave, programi tenton të transformojë modelin e bienales në një katalizator pjesëmarrës dhe bashkëpunues për ndryshimet shoqërore.

Konferenca hapëse e Bienales Manifesta 14 në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova dhe marrëdhënia e saj me Evropën

Ndërhyrjet artistike dhe urbane të Manifesta 14 Prishtina, duke përfshirë ekspozitën tematike të titulluar The Grand Scheme of Things, i kërkojnë vizitorit të marrë parasysh shtysën politike të rrëfimitarisë. Në një botë në të cilën shkëmbehen idetë lirshëm, në një bienale përplot me tregime – çfarë do të thotë për të rinjtë dhe komunitetin artistik të një vendi të jetojnë me kufizime udhëtimi në zonën Shengen? Mungesa e liberalizimit të vizave do të thotë se komunitetet kulturore dhe artistike të Kosovës përballen me pengesat më themelore, të cilat kurizojnë kapacitetin e tyre për të zhvilluar dhe mbajtur dialog konstruktiv me pjesën tjetër të Evropës, e gjithashtu me pjesën tjetër të botës. /Telegrafi/

Konferenca hapëse e Bienales Manifesta 14 në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori