LAJMI I FUNDIT:

Mania e filmit “Barbie”, binjaket shpenzojnë 186 mijë euro operacione plastike për t’u dukur si kukulla e famshme

Mania e filmit “Barbie”, binjaket shpenzojnë 186 mijë euro operacione plastike për t’u dukur si kukulla e famshme

Binjaket kanë shpenzuar 160,000 funte (186,00 euro) për t’u dukur si kukulla të ngjashme – dhe thonë se nuk kanë mbaruar ende.

Dolly dhe Daisy Simpson, nga Stockton-on-Tees, i janë nënshtruar briskut që kur mbushën 18 vjeç pasi u frymëzuan nga kukullat e filmave: “Bratz”, “Barbie” dhe “Playboy Bunnies”.


Dyshja me flokë bionde kanë shpenzuar 160,000 funte (186,00 euro) për operacione në gjoks, labiaplastikë – e njohur gjithashtu si operacioni “Barbie” dhe BBL, shkruan The Sun.

Foto: Carters

Fytyrat e tyre si kukulla gjithashtu janë mbushur plot me buzë, mollëza, faqe, hundë dhe nofulla për të mbajtur “lëkurën e tyre sa më të lëmuar dhe pa linja sa të jetë e mundur”.

Dolly tha se motrat dikur ndiheshin të pasigurta dhe “bazike”, por ëndërronin të bëheshin bukuroshe, me gjoks të madh dhe bionde.

Pas Libanit, edhe Kuvajti ndalon filmin "Barbie" - shkak promovimi i homoseksualitetit
Lexo po ashtu Pas Libanit, edhe Kuvajti ndalon filmin "Barbie" - shkak promovimi i homoseksualitetit

“Ne nuk ndiheshim aq femërore dhe nuk ndiheshim sikur pamja jonë përputhej me personalitetet apo stilet tona”, tha Dolly.

“Ne preferojmë shumë të dukemi si kukulla Barbie. Megjithatë, padyshim që kur ishim vërtet të reja nuk ishim të sigurta se si do ta arrinim këtë sepse nuk ishim në dijeni të operacionit, por që kur ishim mjaft të rritura për të ditur për këto gjëra, mezi prisnim të fillonim procesin e operacionit”.

Foto: Carters

“Ne na pëlqente të luanim me kukulla ‘Barbie’ dhe ‘Bratz’ kur ishim fëmijë, dhe më pas u frymëzuam nga bukuroshet e ‘Playboy’ në vitet 2000 kur u rritëm”.

“Kam bërë operacionin tim të parë plastik në vitin 2020, i cili ishte një labiaplastikë në Rumani”, tha Dolly.

Filmi "Barbie" jepet premierë në Japoni pas polemikave për bombën atomike
Lexo po ashtu Filmi "Barbie" jepet premierë në Japoni pas polemikave për bombën atomike

“Që atëherë, Daisy donte të njëjtin operacion, pasi neve na pëlqen të kemi operacione të ngjashme, kështu që ne ende dukemi njësoj”, tha ajo.

Kukullat njerëzore “Barbie” mburrej se të dyja hynë në briskun e doktorit për të bërë gjoksin në gusht të vitit 2020.

Foto: Carters

“Vitin e ardhshëm ne të dyja bëmë ndërhyrje në hundë. Përsëri kërkuam që këto të ishin identike, por nuk na duket sikur janë tamam njësoj”.

“Që atëherë, ne të dyja kemi qenë gjithashtu në hap me procedurat tona kozmetike që vërtet ndihmojnë për të arritur pamjen e stilit të kukullës”.

Dolly gjithashtu ka zgjedhur të bëjë një BBL (transferim i dhjamit) dhe ka fluturuar në Turqi për të kryer procedurën.

Dhe Daisy është e dëshpëruar të ndjekë hapat e binjakes së saj – por në vend të kësaj dëshiron t’i nënshtrohet një operacioni në Mbretërinë e Bashkuar.

Foto: Carters

“Unë dua një tjetër BBL tjetër sepse nuk kam marrë plotësisht rezultatet që kam pasur nga ky, megjithatë është një proces i gjatë sepse duhet të shtosh peshë në mënyrë që të ketë mjaftueshëm yndyrë për t’u transferuar”.

“Unë patjetër do të konsideroja faktin të bëja implante të vogla nëse BBL-të e mia nuk duken mjaft dramatike”.

Por pavarësisht operacioneve të ngjashme dhe të qenit binjake, ato ende nuk janë të kënaqura me dukjen e tyre.

“Ne të dyja duam gjithashtu gjinj më të mëdhenj dhe një ndërhyrje tjetër të hundës, për t’i bërë ato më identike”, vazhdoi Dolly.

“Ne jemi shumë të lumtur me mënyrën se si kemi mbërritur të arrijmë pamjen tonë, por ende nuk kemi mbaruar”, deklaruan motrat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Magazina
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Kalo në kategori