Strategu italian u kthye te Nerazzurrët në nëntorin e kaluar pas shkarkimit të Walter Mazzarrit, megjithatë dështoi ta ringjallte ekipin dhe të siguronte ndonjë plasman eventual në Evropë.

Kjo ka bërë që taktikat e tij të kritikoheshin, megjithatë Mancini është i vendosur të vazhdojë me zikaltrit.


“Do të qëndroj te Interi, kjo është qind për qind e sigurt. Presidenti, sikur të gjithë të tjerët që punojnë në klub, ia duan më të mirën Interit”.

“Ne duhet të punojmë, do të kemi një muaj punë intensive, do t’i fillojmë përgatitjet më herët. 50 ditët e përgatitjes, do të jenë shumë të rëndësishme”, ka deklaruar trajneri. /Telegrafi/

telegrafi sport app