LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedit mund t’i ndalohet Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Manchester Unitedit mund t’i ndalohet Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Manchester United përballet me një ndalim të mundshëm nga Liga e Kampionëve pasi Sir Jim Ratcliffe të përfundojë blerjen e aksioneve të tij të pakicës te klubi nga Old Trafford.

Ratcliffe do të blejë 25 për qind të aksioneve në Man United për 1.3 miliardë funte. Glazers po i afrohen një marrëveshjeje, me miliarderin britanik duke u shmangur nga konkurrenca bankierin e Katarit, Sheikh Jassim.


Sapo marrëveshja të kalojë, 71-vjeçari do të shtojë një tjetër klub futbolli në portofolin e tij pasi grupi i tij Ineos tashmë zotëron Nice, i cili është i dyti në Ligue 1, një pikë prapa liderit të ligës, Paris Saint-Germain.

Përpara Ligës së Kampionëve të sezonit të ardhshëm, klubeve më të mira në ligën e Francës do t’u jepen tre pozita automatike dhe një vend në ‘play-off’, me pesë skuadrat më të mira në Ligës Premier që do të shkojnë direkt në garën kryesore evropiane të klubeve.

Sipas The Sun, sipas rregullave të ‘pronësisë së shumë klubeve’ të UEFA-s, e vetmja mënyrë se si Man Utd dhe Nice mund të luajnë në Evropë sezonin e ardhshëm është nëse njëri kualifikohet automatikisht në Ligën e Kampionëve dhe tjetri kualifikohet drejtpërdrejt në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, nëse të dy klubet sigurojnë vende automatike të Ligës së Kampionëve në ligat e tyre përkatëse, skuadra që përfundon më lart nga të dyja e merr vendin ndërsa tjetri do të përjashtohet nga Evropa.

Në skenarin që të dy klubet përfundojnë në të njëjtin pozicion, renditja e Anglisë në krye të ‘listës’ të UEFA-s do të thotë që United do të fitojë hyrjen në Ligën e Kampionëve.

“Siç qëndrojnë rregullat, është një situatë e qartë. Ineos zotëron Nice dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në drejtimin e United”.

“Nëse nuk ndryshohen rregulloret, ose Ineos nuk shet një nga aksionet e tyre, ata nuk mund të luajnë me dy klubet në garat evropiane, përveç nëse njëri klub është në Ligën e Kampionëve dhe tjetri në Ligën e Konferencave”, ka thënë një burim i UEFA-s.

Skuadra e Erik ten Hag aktualisht është jashtë vendeve evropiane, pasi ata zënë vendin e gjashtë, me 21 pikë në tabelë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori