LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi bëhet favorit për transferimin e Bellinghamit

Manchester Unitedi bëhet favorit për transferimin e Bellinghamit

Manchester Unitedi thuhet se ka kaluar në epërsi dhe është favorit në garën për nënshkrimin e talentit të madh të Borussia Dortmund, Jules Bellingham.

Sipas mediumi The Sun, përpjekjet e Unitedit për të tërhequr talentin e Anglisë, 18 vjeç, para se ai të transferohej në Dortmund mund të kenë hedhur themelet për një goditje të bujshme në të ardhmen.


Mesfushori i Tre Luanëve po monitorohet gjithashtu edhe nga tri klubet tjera të mëdha të Ligës Premier, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City.

Tre gjigantët anglezë planifikojnë të testojnë vendosmërinë e Dortmundit për Bellinghamin
Lexo po ashtu Tre gjigantët anglezë planifikojnë të testojnë vendosmërinë e Dortmundit për Bellinghamin

Trajneri legjendar i Unitedit, Sir Alex Ferguson e kishte propozuar lojtarin te drejtuesit, ndërsa Bellingham pëlqehej edhe nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Por, Bellingham u transferuar me sukses te gjermanët e Dortmundit, ku u transferua vitin e kaluar për 25 milionë funte.

“Unitedi mund të ketë humbur vitin e kaluar kur ai u transferua në Gjermani, por puna që ata bënë ka bërë një përshtypje të qëndrueshme për Jude dhe familjen e tij”, ka thënë fillimisht një burim i afërt me mesfushorin.

“Ata ishin vërtet të impresionuar me përpjekjet e bëra nga United dhe respektin që treguan nga të gjithë në klub”.

Bellingham thyen rekordin e madh të Mbappes në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Bellingham thyen rekordin e madh të Mbappes në Ligën e Kampionëve

“Takimi me Sir Alex Ferguson ishte qershia mbi tortë. Në fund siç e ka bërë të qartë Jude që atëherë, ai vendosi të transferohet në klubin ku mund të shihte se do të luante menjëherë dhe do të fitonte përvojë të nivelit të lartë javë pas jave”.

“Unitedi nuk mund ta ofronte këtë, por kujtimet e tij nga ajo ditë dhe ndërveprimet që ai kishte me klubin janë jashtëzakonisht të bukura. Unitedi bëri gjithçka siç duhet, kështu që ndoshta në të ardhmen kjo do të funksionojë në favor të tyre”, përfundoi burimi i afërt me Bellingham. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori