LAJMI I FUNDIT:

Bellingham thyen rekordin e madh të Mbappes në Ligën e Kampionëve

Bellingham thyen rekordin e madh të Mbappes në Ligën e Kampionëve

Jude Bellingham tejkaloi një rekord të madh të mbajtur nga Kylian Mbappe duke shënuar në fitoren e Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve ndaj Besiktas të mërkurën mbrëma.

Adoleshenti anglez hapi rezultatin para se të jepte një asistim për Erling Haaland pak para pjesës së parë, ndërsa klubi nga Bundesliga mori një fitore 2-1.


Me golin e tij, Bellingham u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka shënuar në paraqitjet e njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve.

Borussia Dortmund mposht Besiktasin – gjermanët fitojnë në Stamboll fal golave të Bellingham dhe Haaland
Lexo po ashtu Borussia Dortmund mposht Besiktasin – gjermanët fitojnë në Stamboll fal golave të Bellingham dhe Haaland

Paraqitja më e fundit e Bellingham në Ligën e Kampionëve para të mërkurës erdhi në ndeshjen e dytë çerekfinale të sezonit të kaluar kundër Manchester City.

Mesfushori hapi rezultatin për Dortmundin në pjesën e parë, para se City të sulmonte dhe në fund të fitonte me rezultat 4-2.

Duke shënuar kundër Besiktas në ndeshjen e parë të Dortmundit në Ligën e Kampionëve në sezonin 2021-22, Bellingham, në moshën 18 vjeç, 78 ditë, theu rekordin e Mbappes të vendosur në mars të vitit 2017 me Monacon kur ai ishte 18 vjeç dhe 85 ditë.

Për më tepër, Bellingham u bë anglezi më i ri ndonjëherë që ka shënuar një gol në udhëtim në Ligën e Kampionëve, një rekord i mbajtur më parë nga Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit me 19 vjet dhe 10 ditë në tetor të vitit 2017 kundër Mariborit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori