LAJMI I FUNDIT:

Manchester United po mendon t’i blindojë me kontrata të reja pesë yjet e ekipit

Manchester United po mendon t’i blindojë me kontrata të reja pesë yjet e ekipit

Manchester United nuk e nisi mirë sezonin e ri në Ligën Premier, por pas dy humbjeve radhazi filloi këndelljen.

Reklama

Djajtë e Kuq kanë marrë katër fitore radhazi dhe tani po jep efekt puna e trajnerit holandez Erik Ten Hag.

Gjiganti anglez po mendon t’i blindojë me kontrata të reja pesë futbollistët e ekipit.

Qëllimi i drejtuesve të United është që tua vazhdoj edhe për nga një vit tjetër kontratat pesë futbollistëve në të cilët beson shumë trajneri Erik Ten Hag.

David de Gea, Diogo Dalot, Luke Shaw, Fred dhe Marcus Rashford kanë hyrë teknikisht në vitin e fundit të kontratave të tyre, por United planifikon të ushtrojë opsionin e tyre për një vit shtesë me secilin lojtar.

Drejtuesit e United nuk e kanë ndërmend ta lejojnë ndonjërin nga lojtarët të largohet falas dhe kjo është arsyeja që i kanë ofruar rinovimin e kontratave.

Bisedimet me pesë futbollistët kanë filluar dhe mbetet të shihet nëse ndonjëri nga ta do ta refuzoj ofertën për rinovim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mudrykut i thuhet të largohet nga Chelsea që në janar

Mudrykut i thuhet të largohet nga Chelsea që në janar

Premier League
“Do ta trembim për jetë Arsenalin

“Do ta trembim për jetë Arsenalin" - trajneri i Tottenhamit me deklaratë të fuqishme para derbit londinez

Premier League
Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Premier League
Shënoi 483 gola në 87 ndeshje: Man City e do sensacionin e Milanit

Shënoi 483 gola në 87 ndeshje: Man City e do sensacionin e Milanit

Serie A
Godin u kërkon të gjithëve të mos nxitohen me formën e Felix te Barcelona

Godin u kërkon të gjithëve të mos nxitohen me formën e Felix te Barcelona

La Liga
Pochettino tregon çfarë pret nga Armando Broja

Pochettino tregon çfarë pret nga Armando Broja

Premier League
Kalo në kategori