LAJMI I FUNDIT:

Manchester United bindet, Cavani edhe një vit me “Djajtë e Kuq”

Manchester United bindet, Cavani edhe një vit me “Djajtë e Kuq”

Manchester United mund të mos përfshihet në ankandin për të nënshkruar me Erling Haaland këtë verë, paso klubi nga “Old Trafford” është i vendosur ta mbajë edhe një sezon shtesë Edinson Cavanin.

Gjatë javëve të fundit u flit shumë se Cavani nuk do të qëndronte te Manchester United, pasi  Boca Juniors ishte skuadra e re që e ka zgjedhur.


Ishte e kuptueshme që Cavani dëshironte një lëvizje në Argjentinë, thjesht për t’u kthyer në Amerikën e Jugut, megjithëse tani duket se nuk do të ndodh.

Marrëveshja e Cavanit me United përmbante një mundësi edhe për një vit tjetër, dhe kjo tani do të ushtrohet nga klubi.

Tani Boca Juniors do të kthejë vëmendjen e tyre drejt synimeve alternative në sulm. /Telegrafi/