Manchester United - Arsenal, formacionet e mundshme të superderbit anglez

Manchester United dhe Arsenal do ta zhvillojnë derbin e xhiros së gjashtë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Dy gjigantët anglez do të përballen në Old Traford në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë.
Djajtë e Kuq pas dy humbjeve radhazi janë rikthyer në formë duke fituar tri ndeshjet e fundit në kampionat.
Në anën tjetër Arsenal ka pasur startin perfekt, pasi kanë marrë 15 pikë në pesë ndeshjet e para në Ligën Premier.
Erik Ten Hag nuk pritet të bëj ndryshime nga ndeshja e fundit, me Cristiano Ronaldon dhe kapitenin Harry Maguire që do të mbeten në stol.
Ndërkohë te Arsenali pritet të mungojë kapiteni Martin Odegaard, derisa vendin e tij pritet ta marrë Emile Smith Rowe.
Formacionet e mundshme:

Nga
Telegrafi
04/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































