Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja ka nisur shumë mirë për anglezët që shënuan që në minutën e 11-të.

Ishte Riyad Mahrez që shënoi për 1-0.

Ndeshja e parë ishte mbyllur në të mirë të anglezëve me rezultat 2-1. /Telegrafi/