LAJMI I FUNDIT:

Manchester City dominimin e jashtëzakonshëm e feston me golin e Bernardo Silvas

Manchester City dominimin e jashtëzakonshëm e feston me golin e Bernardo Silvas

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit me rezultat 1-0, në mesin e pjesës së parë.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1.


Një dominim i jashtëzakonshëm i qytetarëve në fillim, ku Erling Haaland kishte dy raste me kokë, por në të dyja rastet në vend ishte Thibaut Courtois që bëri pritje të jashtëzakonshme.

Momenti i festës në Ethihad erdhi në minutën e 23-të, ku pas një aksioni shumë të bukur Manchester City kaloi në epërsi prej 1-0.

De Bruyne pasoi te Bernardo Silva i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi golin e parë në ndeshje. /Telegrafi/