LAJMI I FUNDIT:

Manchester City i bindur se Aguero do të qëndrojë edhe pas ndëshkimit nga UEFA

Manchester City i bindur se Aguero do të qëndrojë edhe pas ndëshkimit nga UEFA

Manchester City është i bindur se Sergio Aguero nuk do të largohet në fund të këtij sezoni, pas ndëshkimit që pranuan nga UEFA.

Shtëpia e futbollit evropian ka vendosur javë më parë që të ndëshkojë Citizens me dy vite mos pjesëmarrje në garat evropiane, shkaku i thyerjeve të rregullave financiare.


Sipas Evening Standard, City rrezikon t’i humbë një numër të madh të lojtarëve, shkaku i këtij ndëshkimi.

Por, ata shpresojnë se 31-vjeçari nuk do u kthejë shpinën në këto momente kritike, derisa kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit në Futboll (CAS).

Kontrata e Agueros me Manchester Cityn skadon në verën e vitit 2021, por këta të fundit janë të gatshëm që t’i vazhdojnë atë edhe për dy vite.

Pas dënimit të Cityt nga UEFA, Real Madridi e Atletico interesohen për Agueron
Lexo po ashtu Pas dënimit të Cityt nga UEFA, Real Madridi e Atletico interesohen për Agueron

Pep Guardiola ka konfirmuar se ai nuk do të largohet deri në fund të kontratës së tij, duke i qetësuar pronarët e klubit.

Aguero ka bërë me dije se ai mund të largohet nga Liga Premier dhe të vazhdojë karrierën në Argjentinë ose në Amerikë. /Telegrafi/