LAJMI I FUNDIT:

Manchester City bëri historinë me fitoren ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester City bëri historinë me fitoren ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester City ka bërë historinë pas fitores së tyre me rezultat minimal 1-0 ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup.

Pasditen e së shtunës, të besuarit e Pep Guardiolës u përabllen me Chelsean në ‘Ëembley’, pak ditë pasi ëndrra e tyre evropiane kishte marrë fund shkaku i Real Madridit, në një mënyrë të dhimbshme.


Sidoqoftë, Chelsea dështoi që të finalizojë rastet dhe për këtë fajtor u bë Nicolas Jackson i cili shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi.

Në fund, Bernardo Silva shënoi golin e fitores që erdhi në minutën e 84-të të takimit, për t’i siguruar ekipit të tij një tjetër finale të FA Cup.

Pas ndeshjes, u zbulua se City kishe bërë historinë me fitoren e tyre ndaj Chelseat.

Pesë yje nga ekipi i Man Cityt po konsiderojnë largimin nga klubi – në mesin e tyre ‘i preferuari’ i Guardiolës
Lexo po ashtu Pesë yje nga ekipi i Man Cityt po konsiderojnë largimin nga klubi – në mesin e tyre ‘i preferuari’ i Guardiolës

“29 – Manchester City janë të pamposhtur në 29 ndeshje në të gjitha garat, seria më e gjatë në histori të klubit (23 fitore, 6 barazime)”, ka shkruar platforma e statistikave OptaJoe.

Tifozët mbetën të habitur me këtë rekord pasi City u eliminua nga Liga e Kampionëve në mesjavë ndaj Real Madridit.

Një tifoz tha: Ata humbën në penallti në mesjavë, ndërsa një tjetër shtoi: Ata u mposhtën të mërkurën.

Një tjetër tha: Nëse jeni të pamposhtur, atëherë si nuk u kualifikuat në gjysmëfinale?

‘Qytetarët’ në finale do të presin fituesin e takimit Coventry City – Manchester United, që do të zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 16:30./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori