LAJMI I FUNDIT:

Manchester City arrin marrëveshje me Leeds për transferimin e Kalvin Phillips

Manchester City arrin marrëveshje me Leeds për transferimin e Kalvin Phillips

Kalvin Phillips ka qenë objektivi kryesor i Manchester Cityt për repartin e mesfushës.

Mesfushori anglez pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.


E kampionët në fuqi të Anglisë kanë bërë hapa para për transferimin e anglezit, pasi tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Leeds United, ofertë që është pranuar nga klubi aktual i Phillips.

‘Citizens’ kanë ofruar 45 milionë funte (48,800,000 euro) plus tre milionë (3,490,000 euro) të tjera në formë bonusesh për transferimin e anglezit.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se Leeds United ka pranuar ofertën e Cityt dhe Phillips pritet të jetë përforcimi i radhës i skuadrës së Pep Guardiolës.

Gjithsesi vlen të theksohet se për mesfushorin anglez gjithashtu në garë ishin edhe skuadrat tjera të mëdha angleze si Liverpool, Arsenal, Chelsea e Manchester United.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje në total me fanellën e Leeds United, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/