LAJMI I FUNDIT:

Man United goditet me tri lëndime, Ten Hag detyrohet të bëjë një zgjidhje urgjente

Man United goditet me tri lëndime, Ten Hag detyrohet të bëjë një zgjidhje urgjente

Manchester United ka marrë lajme të këqija nga infermieria pasi tre lojtarë janë lënduar para ndeshjes me Coventry Cityn në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup.

Nesër (e diel), të besuarit e Erik ten Hag do të takohen me Coventryn në ‘Wembley’, për të siguruar një vend në finalen e FA Cup aty ku tashmë është kualifikuar Manchester City.

United u kualifikua në mesin e katër ekipeve më të mira në këtë garë, pasi kompletuan një rikthim dramatik ndaj rivalit Liverpoolit në ‘Old Trafford’ muajin e kaluar.


Sidoqoftë, përkundër faktit se janë favorit i madh në letër, United nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e tre lojtarëve për këtë ndeshje.

Fabrizio Romano konfirmon datën se kur do të vendoset e ardhmja e Ten Hag
Lexo po ashtu Fabrizio Romano konfirmon datën se kur do të vendoset e ardhmja e Ten Hag

“Mason Mount, Sofyan Amrabat dhe Willy Kambwala do të humbasin ndeshjen ndaj Coventryt për shkak të lëndimeve. Kanë qenë më shumë se 60 raste të sëmundjeve ose lëndimeve për Man United këtë sezon”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.

Pas lëndimit të Kambëalas, është pretenduar se Harry Maguire është mbrojtësi i vetëm në dispozicion për Ten Hag në këtë ndeshje.

Si rezultat, Romano ka thënë se tekniku holandez mund të detyrohet të luajë me Casemiron në qendër të mbrojtjes.

“Harry Maguire është i vetmi mbrojtës në dispozcion për Manchester United vs Coventry. Varane, Lisandro, Evans, Lindelof dhe Kambëala që të gjithë janë të lënduar. Siç kam kuptuar, Ten Hag e ka testuar Casemiron si mbrojtës si një zgjidhje emergjente”, është shprehur Romano./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori