LAJMI I FUNDIT:

Man City vazhdon me fitore në Ligën Premier, thellon epërsinë me ndjekësit (Foto/Video)

Man City vazhdon me fitore në Ligën Premier, thellon epërsinë me ndjekësit (Foto/Video)
during the Premier League match between Huddersfield Town and Manchester City at John Smith's Stadium on November 26, 2017 in Huddersfield, England.

Manchester City ka shënuar fitoren e radhës në kampionatin anglez pasi kanë fituar në udhëtim te Huddersfieldi me rezultat 2-1.

Skuadra e Pep Guardiolas ka thelluar edhe më shumë epërsinë me ndjekësin e tyre në kampionat, rivalët e Man Unitedit, pasi fitores së vështirë ndaj Huddersfieldit.

Përshëndetja para ndeshjes mes dy trajnerëve (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit u dominua nga mysafirët e Cityt, por ai më i rëndësishmi, goli u gjend vetëm nga vendasit.

Luheshin minutat shtesë të pjesës së parë, kur mbrojtësi argjentinas, Nicolas Otamendi, devijoi gabimisht topin dhe e dërgoi në rrjetën e tij për t’i dhënë epërsinë vendasve dhe me rezultat 1-0 skuadrat shkuan në pushim.

Festa e Huddersfieldit pas golit të epërsisë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolas hyri furishëm duke rritur sulmet dhe shpejt gjeti golin e barazimit.

Luhej minuta e 47-të kur Raheem Sterling u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, të cilët e konvertoi në gol Sergio Aguero për të barazuar rezultat në 1-1.

Aguero vazhdon të shënoj gola për Cityn (Getty Images)

Në vazhdimin e ndeshjes Qytetarët vazhduan me trysninë e tyre dhe kjo iu shpagua në fund pasi gjetën golin e avantazhit në minutën e 84-të me anë të Sterling, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-1.

Sterling ia dhuroi fitoren Cityt (Getty Images)

Pas kësaj fitore, City vazhdon të kryesoj renditjen e tabelës me 37 pikë, ndërsa Huddersfieldi renditet në pozitën e 11 me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, lideri i kampionatin e pret Southamptonin në shtëpi, ndërsa Huddersfieldi udhëton te Arsenali. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=5VpfCL-kfGQ

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori