LAJMI I FUNDIT:

Man City ‘demolon’ Watfordin, blindon pozitën e parë në Ligën Premier (Video)

Man City ‘demolon’ Watfordin, blindon pozitën e parë në Ligën Premier (Video)

Manchester City ka fituar në udhëtim me rezultat të thellë 6-0 ndaj Watfordit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier, ku Sergio Aguero shënoi het-trik.

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar dominimin e tyre edhe në javën e pestë të kampionatit anglez, duke mposhtur Wafordin në shtëpinë e tyre.


Serinë e golave për Qytetarët e hapi Sergio Aguero, i cili shënoi në minutën e 28 për 1-0, ndërsa vetëm tre minuta më vonë argjentinasi shënoi për 2-0 pas asistimit të David Silvas.

Aguero shënoi het-trik ndaj Watfordit

Goli i tretë për Cityn u shënuan nga Gabriel Jesus që ngriti epërsinë në 3-0 në minutën e 37 pas asistimit të Agueros dhe dërgoi skuadrat në pushim mes dy pjesëve.

Festa e njohur nga Gabriel Jesus

Në pjesën e dytë, City shënoi edhe dy gola, ku i pari erdhi në minutën e 63 nga Nicolas Otamendi, ndërsa Aguero kompletoi het-trikun në minutën e 81 dhe goli i fundit erdhi nga Raheem Sterling në minutën e 88 nga penalltia duke vulosur rezultat përfundimtar 6-0.

Pas kësaj fitore, Qytetarët prijnë të vetëm në Ligën Premier me 13 pikë, dhe ndeshjen e radhës luajnë në shtëpi ndaj Crystal Palace, ndërsa Watford luan në udhëtim te Swansea. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x60zjum

http://www.dailymotion.com/video/x60zkc9

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori