LAJMI I FUNDIT:

Man City 7-2 Stoke City, notat e Shaqirit dhe të tjerëve (Foto)

Man City 7-2 Stoke City, notat e Shaqirit dhe të tjerëve (Foto)

Manchester City ka fituar ndaj Stoke Cityt me rezultat të thellë 7-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Ligës Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionat duke kryesuar pa asnjë humbje.


Golat në këtë takim për Man Cityn i shënuan Gabriel Jesus (17’, 55’), Raheem Sterling (19’), David Silva (27’), Fernandinho (60’), Leroy Sane (62’) dhe Bernardo Silva (79’).

City turpëron Stoken dhe vazhdon primatin në Ligën Premier (Video)
Lexo po ashtu City turpëron Stoken dhe vazhdon primatin në Ligën Premier (Video)

Ndërsa, golat për Stoke Cityn erdhën nga Mame Diouf (44’) dhe autogoli i Kyle Walkerit (47’).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Sterling, i cili u vlerësua me notë 9.2, ndërsa nota më e ulët në ndeshje shkoi për portierin Jack Butland që u notua me 4.5.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe anësori sulmues me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili u vlerësua me notë 5.7. /Telegrafi/

Man City:

Paraqitje të lartë patën edhe Jesus dhe de Bruyne

Stoke City: 

Dështuan edhe Fletcher, Pieters dhe Chuopo-Moting