Mallorca e Vedat Muriqit mori një tjetër goditje të rëndë në javën e 37-të të La Ligës, duke u mposhtur 2-0 në transfertë nga Levante.

Kjo disfatë i ul edhe më shumë gjasat e skuadrës për të mbetur në elitën spanjolle, me vetëm një xhiro të mbetur deri në fund të kampionatit.


Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 32-të, kur Carlos Espi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Mallorcës dhe realizoi me qetësi nga afër zonës për 1-0.

Mallorca tentoi të reagojë, por nuk arriti të krijojë rrezik serioz, ndërsa në pjesën e dytë loja u komplikua edhe më shumë me ndërprerje dhe tensione.

Momenti që e vulosi ndeshjen erdhi në minutën e 87-të, kur Kervin Arriaga u shkëput më lart pas një goditjeje këndi dhe shënoi me kokë për 2-0.

Sulmuesi ynë luajti 90 minuta, por pa mundur ta gjejë golin në këtë përballje.

Me këtë humbje, Mallorca mbetet në një pozicion shumë të vështirë dhe me shanse minimale për mbijetesë në La Liga, duke pritur tani llogaritjet dhe rezultatet e xhiros së fundit për të mësuar fatin e saj. Në rast se nuk vjen mrekullia, sezoni i ardhshëm mund ta gjejë skuadrën e Muriqit në Segunda División. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app