Xhiroja e 34-t solli shumë gola dhe ndeshje të forta, sidomos nga ekipet që po luftojnë për mbijetesë.

Prishtina barazoi me Ferizajn 3-3, me këta të fundit që, matematikisht, ranë nga Superliga e Kosovës. Dukagjini arriti ta mposhtë Dritën me rezultat 2-0, duke fituar tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.


Ballkani e mposhti me rikthim Prishtinën e Re me rezultat 3-2, ndërsa Malisheva mposhti Drenicën 4-1, duke e siguruar matematikisht vendin në garat evropiane.

Fitore të madhe shënoi edhe Llapi, që arriti ta mposhtë Gjilanin 2-1, duke i mbajtur gjallë shpresat për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Pesë ekipe në luftë për mbijetesë

Drita e ka siguruar titullin kampion dhe në dy xhirot e fundit nuk ka më presion rezultatesh, ndërsa Ballkani me 58 pikë dhe Malisheva me 56 pikë do të luftojnë për pozitën e dytë.

Prishtina është e katërta me 46 pikë, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani mbajnë pozitat e pestë dhe të gjashtë me nga 45 pikë. Drenica është e shtata me 44 pikë, ndërsa Llapi i teti me 43 pikë.


Janë vetëm tri pikë diferencë që e mbajnë të hapur luftën për pozitën e barazhit, nga vendi i katërt deri te i teti, me plot pesë ekipe në garë.

Ferizaj me 35 pikë është matematikisht në Ligën e Parë, ndërsa Prishtina e Re kishte rënë më herët, me 31 pikë.

Më poshtë i gjeni çiftet për dy xhirot e mbetura:

Xhiro e 35-të
Drita – Gjilani
Ballkani – Prishtina
Llapi – Malisheva
Drenica – Ferizaj
Prishtina e Re – Dukagjini

Xhiro e 36-të
Dukagjini – Ballkani
Gjilani – Prishtina e Re
Malisheva – Drita
Ferizaj – Llapi
Prishtina – Drenica

/Telegrafi/

telegrafi sport app