Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Dritës, e cila u shpall kampione një javë më parë, me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 34-të të Superligës së Kosovës.

Klinasit e nisën fuqishëm ndeshjen, duke e ditur rëndësinë e pikëve, tani kur po afrohet fundi i kampionatit.


Besir Iseni e gjeti rrjetën pas asistimit të Erlis Xhemajlit për 1-0 në minutën e 20-të.

Pak para mbylljes së pjesës së parë, Altin Merlaku përfitoi nga asistimi i Hekuran Berishës, për të shënuar për 2-0.


Drita arriti të shënojë në pjesën e dytë, por goli u anulua pas rishikimit në VAR.

Dukagjini tani ka 45 pikë dhe ngjitet në pjesën e epërme të tabelës, ndërsa Drita mbetet me 66 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app